Shkarkimi i Artur Malajt, Strazimiri: Gjyqtarët e padenjë po fundosen si rraqe të përdorura

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka reaguar, në emër të Partisë Demokratike, lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar gjyqtarin e Apelit, Artur Malajn, për shkak se nuk justifikonte pasurinë.

Strazimiri shkruan në “Facebook” se Malaj është gjyqtari që dha votën deçizive në vendimin gjyqësor për “fundosjen” e dekretit të Presidentit dhe ç’fundosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, por që sot është fundosur si i padenjë, i padrejtë dhe kusar i drejtësisë. Sipas ish-deputetit, gjyqtarët e padenjë, që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës, po fundosen si rraqe të përdorura.

Reagimi i Strazimirit:

Gjyqtarë të padenjë … Vendimi i drejtë (nëse i duhet Edi Ramës)!

Gjyqtari që dha votën deçzive në vendimin gjyqësor për “fundosjen” e Dekretit të Presidentit dhe çfundosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, sapo qenka fundosur si i padenjë, i padrejtë e si kusar i drejtësisë!

Njësoj si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Edi Palokën për “shpifjen” se Saimir Tahiri merrej me drogë, apo si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Arben Ristanin për “shpifjen” se Saimir Tahiri nuk mund të mos merrej me drogë pa mbështetjen dhe përfitimin e Edi Ramës. Gjyqtarët e padenjë që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës po fundosen 1 nga 1 si rraqe të përdorura!

Vendimet skandaloze, të paligjshme, të padenja të dhëna prej tyre janë ende në fuqi si karshillëk ndaj shoqërisë për sot dhe nesër… si Edi Rama, Saimir Tahiri, Gjushi, Damiani, Ulsiu… 30 qershori!

SHKARKO APP