Shkarkimi i Bashës, Komisioni i Rethemelimit çertifikon sot rezultatin

Ditën e shtunë, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike mbajti procesin e Referendumit për ratifikimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

Kurse mëngjesin e kësaj së diele, Komisioni do të mblidhet për të certifikuar rezultatin përfundimtar të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Nga selia e PD, Albana Vokshi mbrëmë deklaroi se në referendum votuan më shumë se 43 mijë demokratë, pjesa më e madhe e të cilëve, sipas rezultateve paraprake ishin për shkarkimin e Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni do të bëjë me dije rezultatin final të referendumit me anë të një njoftimi për media.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?