Shkarkimi i drejtorëve burra, Gurakuqi: Qeveria kërkon të zhvendosë vëmendjen
Për vendimin e kryesisë së PS-së, që drejtorët burra në qarkun e Shkodrës duhet të japin dorëheqjen, për Romeo Gurakuqin është teknikë për zhvendosjen e vëmendjes. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, thekson ndër të tjera se qeveria po tenton të zhvendosë vëmendjen nga problemi themelor që ka Shqipëria dhe që sipas tij, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
”Shkodra është model i dështimit të përpjekjeve që Edi Rama bën për t’u shmangur nga përgjegjësia publike e zgjidhjes së krizës. Po përpiqet që të zhvendosë vëmendjen nga problemi themelor. Interesi publik është që në Shkodër të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shkodra nuk duhet të shndërrohet në të sakrifikuar për interesat e përplasjes politike në Tiranë. Duhet zgjidhje për krizën politike dhe për ripërtëritjen e pushtetit vendor”, tha Gurakuqi në studion e ”A2Cnn”.
Nga ana tjetër, ai pohon se Shkodra është goditur padrejtësisht. ”PD-ja do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të çmontuar pushtetin e Edi Ramës” dhe sipas tij, “faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për këtë pushtet të degraduar”.
KOHA JONË SONDAZH

