Shkarkimi i Elisabeta Imerajt, Arian Çani: Viktimë e një lufte të fortë bërrylash

Elizabeta Imeraj, një nga prokuroret më të njohura në vend, del nga sistemi i Drejtësisë. Vetting-u sot e ”dogji”. Gazetari Arjan Çani, e cilëson si një nga provat e një lufte të fortë bërrylash që bëhet mes pushtetit, Edi Ramës dhe amerikanëve.

”Ka pasur mbështetjen e qeverisë deri në momentet e fundit, edhe vetë Edi Rama e ka mbështetur, mbase jo publikisht, por e ka mbështetur. Amerikanët kanë qenë kundër, kjo s’është gjë tjetër veçse një fitore e vogël e Yuri Kim ndaj Edi Ramës. Gjithë problemi është kush do e kontrollojë më shumë drejtësinë, Edi Rama me të vetët apo amerikanët.

Imeraj është viktimë e kësaj lufte. Me kalimin e ditëve pritet të shihet nëse do e çoj çështjen në Strasburg, kur tha se Vetting-u është gjueti shtrigash dhe mohoi të gjitha akuzat. Publikut duhet t’i mbetet në mend lufta për pushtetin e drejtësisë. Amerikanët janë dakord që Rama të ketë drejtësinë për disa gjëra, por s’mund ti lënë çdo gjë. Nuk është luftë as për parime, as për ideale, është një luftë se kush dominon më shumë drejtësinë.

Është një merimangë e paparë, ku disa koka priten, disa koka ngrihen. Imeraj është viktimë e kësaj lufte. Ajo sot filloi të flasë. Jam i bindur se me karakterin që ka dhe nëse nuk do të harrohet, i ka të gjitha shanset që të flasë dhe të tregojë, vetëm kështu ka mbështetjen e njerëzve”,-tha në ”MCN”.

SHKARKO APP