Shkarkimi i Kajmakut, Vasili: U vulos, votimet e 30 Qershorit kriminale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 5 vota pro, vendosi të shkarkojë kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Pas këtij vendimi, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili thotë se ky vendim vulos që më 30 Qershor, votimet ishin kriminale. Përmes një postimi në facebook, Vasili bën thirrje për zgjedhje të parakohshme sa më parë, në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë nga gremina.
Postimi i plotë
Largimi i Kajmakut vulos qe votimet 30 qershorit ishin kriminale. Edi Rama per faqe te zeze. Edi Rama kandidoi vetem, votoi vetem dhe numeroi vetem dhe ne fund prodhoi te inkriminuar. Edi Rama ka rene perfundimisht politikisht, moralisht dhe psikologjikisht. S’ka kohe per te humbur. Zgjedhje me sa pare qe te shpetojme Shqiperine nga gremina!!