Shkarkimi i Metës, Monika Kryemadhi: Gjykata nën presion politik (VIDEO)
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se Gjykata Kushtetuese është nën presion politik nga mazhoranca për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. E ftuar në emisionin ”LOG”, Kryemadhi nënvizon se Kushtetetusja duhet të kishte dhënë vendimin deri më 9 shtator.
”Këtu çështja është politike. Gjykata Kushtetuese është nën presion politik, sepse Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendimin e saj që me 9 shtator, e shkarkon apo nuk e shkarkon”.
Nëse gjykata kushtetuese përballet me presion politik, nga i vjen ky presion?
Kryememadhi: Nga qeveria.