Shkarkimi i zv/ministres, Rama: Për energjinë s’pranohet asnjë justifikim, as për 1 lek

ryeministri Edi Rama ka reaguar sot për shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit Diana Bejko, pasi rezultonte debitore ndaj OSHEE-së. Rama ka shkruar në faqen e tij zyrtare të “Facebook” se për mospagesën e energjisë s’do pranohet asnjë justifikim për askënd.

“E falënderoj Znj.Bejko për kontributin si zv.ministre por në mospagesën e energjisë s’do pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 Lek!”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Ai kërkoi shkarkimin e Bejkos si zëvendësministre e Mjedisit, pasi figuronte debitore për shtëpinë e dytë në Velipojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime brenda kryeministrisë thanë se shuma e debisë ishte modeste, por kjo nuk e ka ndaluar Ramën të kërkojë largimin e saj të menjëhershëm nga qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?