Shkarkohet Ahmetaj, Rama vendos Klosin në Vlorë. Kurse në Kukës shkon Majko

Partia Socialiste ka bërë ndryshime në nivel drejtuesish qarku, në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt këtë mbrëmje të së martës. Sikurse e raportuam edhe më herët, Arben Ahmetaj është shkarkuar si drejtues politik i PS-së në qarkun e Vlorës.

Mësohet se Blendi Klosi është deleguar në Vlorë. Pandeli Majko ka një post të ri, pasi do të jetë drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, duke i marrë ”vendin” Safet Gjicit. Në Shkodër është emëruar ministrja Elisa Spiropali, post që është mbajtur deri më sot nga ministrja Edona Bilali.

Kryeministri Edi Rama, për gazetarët tha se këto ndryshime janë bërë në funksion të skuadrës, siç ai e quajti PS. “Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re”.

SHKARKO APP