Shkarkohet trajneri i Juventus, pas skualifikimit mbrëmë nga Champions League. Basti i Edi Ramës
Juventus- Lyon u mbyll 2-2, por me gol në fushën kundërshtare nga francezët, Juventusi skualifikohet. Dhe ishte një ekip francez jo i nivelit të PSG e megjithatë juventinët ikën në shtëpi.
Edi Rama, si tifoz i Juventusit, kishte vënë mbrëmë bast (jo në lloto) se Juventusi do kualifikohet në minutat e fundit. Rilindas pranë tij tregojnë se kryeministri, kur duheshin edhe 10 minuta të mbaronte ndeshja, ishte shprehur se siç do fitojmë zgjedhjet në vitin 2021, do të fitojë edhe Juve sonte.
Kur po vinin minutat e fundit e Juve nuk kishte më shpresë, Kryeministri ka thirrur:
-Kristiano! Shënoje si Damiani im golin në fund!- Me sa duket Rama mendonte Dibrën dhe Damianin, ku “golat” u shënuan në fund, e publiku e di tashmë si përfundoi ndeshja PS-Opozitë.
Por Juve iku, nuk u kualifikua!
Pas kësaj Maurizio Sarri nuk do të jetë më trajneri i Juves. Vendimi i klubit është i formës së prerë, një shkarkim që vjen më pak se 24 orë pas eliminimit nga Champions League. Tashmë presidenti i Juves duhet të zgjedh se kush do të jetë pasuesi i tij.

KOHA JONË SONDAZH

