Shkëlzen Berisha këshillon Haki Çakon: Zgjidh ligjin, jo Tahirin
Juristi Shkëlzen Berisha ka reaguar në një status në Facebook, për skandalin më të fundit të pëgjimeve e cila ka përfshirë politikën shqiptare. Sipas Berishës: “Skandali i pergjimit i realizuar nga nje pajisje e futur ne menyre te paligjshme dhe e paregjistruar askund, provon ekzistencen e nje strukture kriminale brenda shtetit”. Sipas tij ky skandal merr permasa të frikshme me refuzimin që Drejtori i Përgjithshem i Policisë Haki Cako, i bëri urdhërit të Prokurorisë për sekuestrimin e pajisjes, ndonëse ajo ndodhet në ambjente që i përkasin Policisë së Shtetit.
Shkëlzen Bersiha thotë se “kjo nuk është hera e parë që Sajmir Tahiri detyron një drejtor policie të shkelë ligjin. Rasti më i freskët është ai i ish drejtorit Didi (tashmë emigrant) që u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi midis ligjit dhe Tahirit zgjodhi këtë të fundit duke mbajtur të fshehtë letër porosinë e Interpolit për Mark Frrokun”.
E ndërkohë sipas Berishës, refuzimi i Haki Cakos për zbatimin e urdhërit të Prokurorisë përbën vepër penale dhe hetimi për përgjimin e paligjshëm të personave publikë duhet të fillojë pikërisht nga ai.
Prandaj në këtë pikë, Shkëlzen Berisha këshillon se “ështe e drejtë e Cakos të zgjedhë të bëhet dëshmor apo dëshmitar, por çdo hetim i metëjshem do ishte një farsë e pakuptimtë nëse nuk vendos para ligjit ata që pengojne zbatimin e tij”
KOHA JONË SONDAZH

