Shkëlzen Berisha kundër avokates Teodoresku: Patronazhistja e Ramës, e donte Sali Berishën në burg
Valentina Teodoresku u caktua sot pasdite si avokate mbrojtëse e Sali Berishës, mirëpo as për këtë nuk është dakord i biri i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Ai ka ironizuar zgjedhjen e avokates së re, duke shpërndarë një postim të saj të bërë në rrjete sociale me statuset e Edi Ramës.
“Gjykatësja e Ramës, godet sërisht! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës që para disa muajsh kërkonte arrestimin e Berishës!”, shkruan ai.
Avokatja Teodoresku u përzgjodh sot pasdite, pasi ishin avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia të cilat refuzuan për të marrë përsipër mbrojtjen e Berishës në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.