Shkëlzen Berisha: Më në fund Rama e mbajti një premtim

Në rrëfimin e bërë në Top Channel për takimin me Presidentit e SHBA, Barak Obama, kryeministri Edi Rama tregoi detaje nga biseda. Ai tha se në vitin 2009, teksa ndiqte garën e zgjedhjeve në SHBA i kishte premtuar këshilltarit të tij, Endri Fuga se një ditë do ta takonin në Shtëpinë e Bardhë Obamën.

“Në Denver në 2008, isha bashkë me Endri Fugën dhe Fuga më thotë do Zoti fiton Barack Obama. Unë i thashë që ky do të fitojë dhe do të bëhet President i SHBA dhe t’i do të jesh me mua kur ta takojmë në Shtëpinë e Bardhë. Këtë i treguam Presidentit mbi Denverin”,- tha Rama dje në Top Channel.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha shkruan në Facebook se Rama më në fund e mbajti një premtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më në fund Rama e mbajti një premtim: Takoi Endri Fugen me presidentin Obama”,- shprehet Shkëlzen Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/shkelzen.berisha.79/posts/10153683851519472

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?