Shkelzen Berisha: Mos shkelni privatësinë e njërëzve!

Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha e cilëson absurde nismën më të re të Ministrisë së Brendshme për të linçuar kundravajtësit e sinjalistikës rrugore, duke i nxjerrë videot e tyre në publik.

“Në portalet kryesore shqiptare është bërë modë publikimi i videove ku policia gjobit qytetarët për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Duke përjashtuar rastet kur kundravajtësit kanë tentuar të korruptojnë apo ushtrojnë presion mbi punonjësit e policisë, nuk shoh asnjë arsye përse duhet dhunuar privatësia e njerëzve anonime ose publikë, për të na demostruar që policia po zbaton ligjin”- shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook.

Sipas tij aq më qesharake bëhen këto video po të kemi parasysh që ministri nuk zbaton vendimet e gjykatave, deputeti qëllon qytetarët brenda komisiariatit të policisë dhe pas disa javësh rikthehet i lire në parlament, ndërsa kriminele të lidhur me pushtetin ruhen e shoqërohen nga makinat e policisë teksa gjobisin tregtarët e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fund ajo që t’a pështiros nuk është niveli propagandës që prodhon Tahiri por nxitimi i mediave për të servirur realitetin e “Saje Qorrit” ku kundravajtësit linçohen publikisht, ndërsa për kriminelët nuk pipëtin askush”- përfundon reagimin e tij Shkëlzen Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?