Shkëlzen Berisha reagon: Rama pallatet, Eri hallatet
Pas debatit për taksën e qenve të luksit mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe këshilltarit demokrat Akil Kraja sot në këshillin Bashkiak të Tiranës, ka reaguar djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.
Në një postim në profilin e vet në “Facebook” ai shprehet: “Që zogu u emërua kryetar për të dale nga foleja vetëm atëherë kur zbërthehet Rama në Tiranë e dinë të gjithë, i madh e i vogël, por së fundmi këtë e kanë mësuar edhe kafshët shtëpiake. Reksi p.sh., pavarësisht taksës dhe kontekstit, ishte shumë i lumtur që u bë qeni i parë në gjithë historinë e qytetit që përmendet nga kryetari gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. U përpoqa pa sukses t’i shpjegoj se nuk duhet të ndihet i privilegjuar, pasi ai që e përmendi nuk është kryetari i vërtetë por zogu i tij, por nuk bindej. Më në fund ia thashë troç: kryetari i vërtetë merr vendimet e mëdha dhe “taksën” për katet e pallatet, ky që të përmend ty merr vetëm taksën për kafshët dhe hallatet që ndotin Monumentin e Pavarësisë te parku Rinia”.