Shkodër, pankartat me Narko-Valdrinin mbushin qytetin

Narko Valdrini kashtë Bashkisë. Me këto pankarta është zgjuar mëngjesin e kësaj të hëne Shkodra. Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Ramës për Bashkinë e Shkodrës, i cili akuzohet prej disa javësh nga PD dhe opinioni publik si i ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Italia. Pankartat janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit, duke ju prezantuar shkodranëve momente të votimit të Valdrin Pjetrit në 30 qershor, logon e PS me simbolin e kanabisit si dhe kangjellat e burgut, fati i vërtetë që e pret Valdrin Pjetrin, kur të ketë një hetim të vërtetë për dënimin e tij në Itali si dhe për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?