Shkodër, “përplasje shifrash”, e grantuar se fituesin e zgjedh “pakica”
Llogaritjet e fundit për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet vendore për Bashkinë Shkodër sugjerojnë se ajo ka qenë 32.8 për qind.
Ndërkohë, nga selitë e dy partive të mëdha që garojnë për këtë bashki vijnë të dhëna kontradiktore, me PD-në që pretendon për një pjesëmarrje prej 40 për qind dhe PS 28 për qind.
E sigurtë është se me këto ritme pjesëmarrja nuk do të kalojë mbi 50 për qind për të zgjedhur kandidaten e Bashkisë Shkodër, ndër më të mëdhatë në Shqipëri, ku kandidojnë si asnjëherë tjetër dy femra, Keti Bazhdari e PS-së dhe Voltana Ademi e PD-së.
Megjithatë, pritet të shihet nëse situata do të ndryshojë në minutat e mbetura deri në mbylljen e procesit zgjedhor, si dhe shifrat zyrtare nga KQZ.
Ndërkohë, në Kukës pjesëmarrja deri në orën 17 ka qenë pranë kuotës 50 për qind. Ndërsa deri në fund të procesit shifra pritet të arrijë në rreth 60%.
Krahasuar me të shkuarën, fluksi është më i ulët se 66 për qind që ishte në zgjedhjet e vitit 2011 dhe 61% në 2013.
Në Has, nga 15 mijë zgjedhës kanë votuar rreth 60 për qind e votuesve, ose 9 mijë njësi.