Shkodër, Zef Hila me banorët e Shllakut për izolimin e rrugës gjatë dimrit
Prej vitesh banorët e komunës Shllak në qarkun e Shkodrës, vuajnë nga izolimi i rrugës gjatë stinës së dimrit. Sipas kandidatit të PD-së për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, me të fituar zgjedhjet ky problem nuk do të ekzistojë më, pasi në dispozicion të tyre do të jetë një mjet për mirëmbatjen e rrugës që do të stacionohet ne Komunën Shllak.
Zef Hila, kandidat i PD bashkia Vau Dejës: “Ne do të marrim masa të parakohshme që të çojmë një mjet me zinxhir që do të thotë, le të jetë shi, le të jetë borë, le të jetë çfarë të dojë, të jetë mjet i përshtatshëm që mban atë rrugë”.
Sipas kryetarit të grupit të Punës i PD-së në ketë zonë, Gjokë Uldedaj, zgjedhjet vendore duhet të jenë një përgjigje ndaj keq-qeverisjes aktuale.
Kandidati i PD-se Zef Hila ka zhvilluar takime edhe me banorë të Hajmelit duke garantuar investime të mëdha në zonë. Ndërsa kryetari i Grupit të Punës për zgjedhjet e 21 Qershorit, Gjokë Uldedaj, kërkoi angazhim për një votë plebishitare për Partinë Demokratike.
Gjokë Uldedaj, kryetar i grupit te punes, PD: “Hedhim një votë të plotë plebishitare dhe të kemi një rezultat të thellë që të kemi të drejtë të trokasim në çdo derë. Rezultati ne na jep të drejtën që të hapim çdo derë”.
Komuna e Shllakut pas reformës territoriale i është shtuar bashkisë së Vaut të Dejës.
KOHA JONË SONDAZH

