Shkodër/Rama çel shërbimin e Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera në zemër
Sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku për herë të parë çelet shërbimi i Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera në zemër. Me këtë shërbim të ri FALAS ky spital u kursen radhë, para dhe kohë të paçmuar, jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të gjithë Shqipërisë veriperëndimore. Të cilët deri dje duhet të shkonin të gjithë në Tiranë dhe shumë shpesh kishin si rrugë të vetme spitalet private të kryeqytetit.
Edhe koha e pritjes së pacientëve në nevojë për këtë shërbim, është shkurtuar nga 6 muaj deri në 1 vit që ishte më parë, në 4 deri në 6 javë. Ndërkohë që krijimi i lehtësive të reja ka bërë që nga 2200 procedura ndërhyrje që kryheshin në 2013, sot të kryhen 6600 procedura të tilla ose tre herë më shumë.
Po sigurisht, ka ende shumë më shumë për të bërë. Vitin e ardhshëm duhet rritur më tej mbështetja financiare për trupat spitalore si edhe stimuli për mjekët specialistë që janë të gatshëm të punojnë jashtë Tiranës; për të hyre në një fazë të re të reformës tërësore në sistemin shëndetësor, ku mjekët të paguhen sipas volumit të punës dhe cilësisë së performancës, e jo thjesht të gjithë njësoj me një rrogë fikse, pavaresisht sa e si punojnë.






KOHA JONË SONDAZH

