“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Mbaroi në mesnatë festivali i Këngës në RTSH.

“Shkodra Elektronike” fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora.

Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem “Shkodra Elektronike” grumbulloi 143 pikë në total.

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë.

Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.

SHKARKO APP