Shkodra ende nën ujë! 1400 hektarë tokë e përmbytur, rruga e Obotit e pakalueshme

Situata në Shkodër është përkeqësuar pasi vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejes. Numri i banesave me prezencë uji ka arritur në 110 nga 30 që ishin një ditë më parë. Në total janë 1400 hejtarë tokë e përmbytur ndërsa rruga e Obotit mbetet ende e pakalueshme për mjetet e vogla. Atje operohet me 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Edhe rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme. Bashkia e Shkodrës kërkon pako ushqimore për të ndihmuar banorët e bllokuar nga uji, bazë ushqimore për blegtorinë dhe çizme të gjata rreth 50-60 palë për Obotin.

SHKARKO APP