“Shkodra Jazz Festival 2023”-aktiviteti muzikor që bashkon muzikantë të njohur nga Shqipëria dhe të huaj

Nisi sot “Shkodra Jazz Festival 2023”, aktiviteti muzikor që bashkon muzikantë të njohur nga Shqipëria, vende të rajonit e më gjerë.
Edicioni i 14-të i tij nis me “Rrok Akademi” masterclass për të rinj në instrumente dhe rryma të ndryshme muzikore e vijon me koncerte në qytet, duke na shoqëruar për 3 javë.
Projekti organizohet nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, me mbështetjen e Bashkisë dhe partnerëve të tjerë dashamirës të artit e Shkodrës si qendër kulture.

SHKARKO APP