Shkodra në mëshirë të fatit, Vasili: Shqiptarët janë pa drejtim
Prej 20 ditësh, qarku i Shkodrës është në ”pushtimin” e ujit që ka zaptuar mbi 5 mijë hektarë tokë. Mbi këtë situatë, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se shqitarët janë pa drejtim, duke vënë theksin te mungesa e Kryeministrit Rama, i cili për ka qepur gojën.
”Ky Kryeministër që vite më parë në përmbytjet e 2010-11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund, sot ka qepur gojën e ka lidhur këmbët dhe as flet për Shkodrën e as shkon në Shkodër”,-shkruan Vasili në një status në rrjetin social facebook.
Me ironi Vasili shkruan se Rama pret që të qetësohet natyra, dhe e ka lënë Shkodrën në mëshirë të fatit. ”Pret kryeministri që natyra të qetësohet, dhe ujërat të fillojnë të bien vetë dhe ky pastaj të dalë e të recitojë të njëjtën idiotësi “që në menaxhuam krizën si asnjë herë në këto 25 vjet”,-shton më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Kryeministri qe nuk ka shkelur akoma në Shkodrën e përmbytur. Turp!
Shkodra po perjeton nje moment shume te veshtire dhe mijëra hektarë tokë janë përmbytur dhe mijëra familje janë të rrezikuara. Kryeministri as që ka shkelur dhe as flet asnjë fjalë për këtë situatë kritike.
Ky Kryeminister qe vite me pare ne permbytjet e 2010-11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojen e ka lidhur kembet dhe as flet per Shkodren e as shkon ne Shkoder. Pret kryeministri qe natyra te qetesohet ujrat te fillojne te bien vete dhe ky pastaj te dale e te recitoje te njejten idiotesi “qe ne menaxhuam krizen si asnje here ne keto 25 vjet”.
Fakti eshte qe Shkodren e ka lene ne meshire te fatit. Personat qesharake te qeverise ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit nuk jane menaxhuesit e permbytjes por komedia e zeze e qeverisjes me Shkodren. Shqiptaret jane pa drejtim.##
KOHA JONË SONDAZH

