”Shkodra s’kishte asnjë semafor në 30 vjet liri-demokraci”, Rama: PS është e vetmja forcë civilizimi dhe progresi
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku tregohet puna në Shkodër me vënien e semaforëve, për të cilët kreu i qeverisë thotë se nuk ka pasur ky qytet për 30 vjet liri-demokraci. ”Më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste”,-shkruan Rama.
Postimi i plotë
A e dini se Shkodra s’kishte asnjë semafor, as edhe një, qoftë edhe një shtyllë semafori të ngulur si tentativë, në 30 vjet liri-demokraci? Tani nuk po komentoj për të ngacmuar të vdekurit e pakallur, as largqoftë për të treguar se çoç po ndodh, po thjesht për të thënë se fakti që më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste.