Shkodra vazhdon të jetë nën ujë. Rruga e Obotit e bllokuar, uji arrin deri në 1.5 metër
Shkodra vazhdon të jetë nën ujë për disa ditë tashmë. Ndërkohë qeveria qëndrore nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar apo ndihmuar banorët në zonat e përmbytura.
Mësohet se situata paraqitet mjaft shqetësuese edhe në njësinë administrative të Anës së Malit.
Ndërkohë, bashkia Shkodër kërkon ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
Sipas informacioneve, niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra, ka shtëpi të përmbytura dhe rrugë të pakalueshme.
Njoftimi:
Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021
✅ Ka renie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.
❌ 1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).
❌Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.
❌ Shtepi të përmbytura 8.
❌ Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)
❌ Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.
❌ Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.
❌ Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
✅ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).
❌ Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
❌ Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
❌ Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri.
✅ Energji elektrike ka në të gjithë zonën.
✅ SPZ e zonës në gatishmëri.
✅ UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
✅ Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.
❌ E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).
❌ Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.
❌❌ Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).
❌ Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).
❌ Fshati ObotT në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.
❌❌Situata mbetet shumë e rënduar.