Shkolla dhe kopshti i ri në Ishull-Shëngjin, Rama: Kushte dinjitoze për rreth 250 nxënës e mësues
Shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin, në Lezhë, tashmë është rindërtuar dhe ofron kushte dinjitoze për 250 nxënës dhe mësues të zonës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, foto të shkollës së transformuar, teksa bëri të ditur se kjo është një tjetër shkollë e rilindur falë programit EU4Schools.
“Edhe një tjetër shkollë e rindërtuar me standarde europiane. Shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin, në Lezhë, e rindërtuar falë programit EU4Schools, ofron sot kushte dinjitoze për rreth 250 nxënës e mësues”, u shpreh Rama.
Ambientet e reja përfshijnë ndërtimin e sallës së mësuesve, bibliotekës, laboratorëve dhe klasave. Po ashtu është ndërhyrë edhe në riparimin e fushave të sportit. Mbi 60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.