Shkolla ”Dhosi Liperi” në Sukth, Rama: Ka rilindur sipas standardeve të BE-së

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fotot e shkollës së mesme ”Dhosi Liperi” në Sukth, që sipas kreut të qeverisë, ka rilindur sipas standardeve të BE-së.

”MIRËMËNGJES dhe nga shkolla e rilindur e mesme e përgjithshme ”Dhosi Liperi” në Sukth, që ka hapur dyert e dijes për 300 nxënësit e saj me kushte mësimore sipas standardeve të BE-së, duke u bërë pjesë e 18 objekteve arsimore të reja në 3 vitet e fundit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në Facebook.

SHKARKO APP