Shkon në 2 numri i viktimave në COVID-19, humb jetën 66-vjeçari nga Lushnja

Është shënuar edhe viktima e dytë në vendin tonë nga Covid-19.

Viktima është një 66-vjeçar ku sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësië kishte komplikacione të rënda.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonare dhe insuficencë renale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se pak ditë më parë humbi jetën një 73-vjeçare nga Durrësi, e cila vuante nga një sërë sëmundjesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?