Shkon në 500 numri i qytetarëve të helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Krujës

Ka shkuar në 500 numri i qytetarëve të paraqitur në spital në Krujë për të kërkuar ndihmë shëndetësore, pas helmimit për shkak të ujit të pijshëm.

Ndërkohë, sipas mjekëve, vihet re një përmirësim i lehtë i situatës, ku nga mesdita e djeshme deri mëngjesin e sotëm janë paraqitur në urgjencën e spitalit rreth 150 qytetarë. Nuk dihet nëse ka persona të shtruar në spital, pasi pjesa më e madhe e qytetarëve janë larguar pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Nga ana e spitalit është kërkuar jo vetëm nga rojet e sigurisë private, por nga edhe policia e rendit të pengojnë gazetaret që të futen në ambientet e brendshme te spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?