Shkrimi i medias amerikane “The Travel of Path”, Rama: Shqipëria turistike vijon që të bëjë bujë ndërkombëtarisht
Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e medias amerikane “The Travel of Path”, e cila i dedikon një artikull bregdetit të bukur shqiptar. Rama shprehet se Shqipëria turistike vazhdon të bëjë bujë ndërkombëtarisht.
“Këtë herë është media amerikane “The Travel of Path” që i dedikon një artikull bregdetit të bukur, i cili s’është më surprizë të quhet “Maldivet e Europës” në Shqipërinë tonë që po thyen rekorde turistike, siç konfirmohet edhe nga Organizata Botërore e Turizmit, dhe që e ka gjithmonë ftesën e hapur për të zbuluar shumëçka duke nisur nga plazhet, fshatrat piktoreskë e plot monumente historike”, thekson Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Evropa mesdhetare është destinacioni i preferuar për miliona amerikanë. I famshëm për ujërat e tij kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe vendet tepër të lashta, rajoni po përgatitet për një rritje rekord të turizmit këtë sezon, shkruan në një artikull “The Travel of Path”.
Sado e çuditshme që të tingëllojë, një nga pikat turistike më të bukura të notit në Mesdhe, e cila kohët e fundit është quajtur “Maldivet e Evropës”, po tërheq një numer të madh vizitorësh.
Nuk po flasim për Bregun Dalmat të Kroacisë, për Malin e Zi, as për ndonjë nga ishujt grekë, por për Ksamilin, në Shqipërinë jashtëzakonisht të nënvlerësuar, i cili duhet të jetë me patjetër në listën tuaj të udhëtimeve.