Shkurtim pagash e pensionesh? Rama reagon pas “provokimit” me Ilir Beqajn: S’do të ndodhë kurrë një gjë e tillë!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë akuzave të forta të opozitës, pas propozimit të deputetit socialist, Ilir Beqaj, për shkurtim të pagave të punonjësve të administratës dhe të pensioneve për të përballuar krizën e koronavirusit.

Në një komunikim live në “Facebook”, kryeministri Rama tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë dhe as nuk është në planet e tij kjo gjë.

“Nuk ka ulje pensionesh. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, por sa i përket qëndrimit zyrtar të qeverisë dhe timit, kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve dhe pagave. Nuk do të preken për asnjë arsye në botë. Është vërtet një situatë e vështirë, ku duhet të përballesh me transferimin e një fjale të thënë diku, që kthehet pastaj në akuzë kundër meje, por nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveçse të mos i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta. Më 11 maj do të kemi një rivizitim të situatës së përgjithshme, ku do të shohijm dhe efektet e hapjes në zonat e gjelbërta, që do të zgjerohen në javën e ardhshme, dhe vetëm mbi këtë bazë do të marrim vendime të tjera”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Pra Rama testoi me Ilir Beqjen dhe u tërhoq kur shikoi reagimin e madh popullor.

SHKARKO APP