Shoku i Lear Kurtit rrëfen detaje të rënda: E kanë rrahur deri në vdekje
Çfarë bënë me 32-vjeçarin efektivët e patrullës?
Andi Llabuti, gazetar dhe shoku i të ndjerit Lear Kurti ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv ku thotë se lajmin e ka marrë vesh mëngjesin e së enjtes kur një shok i përbashkët e telefonoi dhe i tha se policia e kishte kapur ”Larin” siç dhe ata e thërrisnin dhe e ka rrahur deri në vdekje.
”Këta i kanë zënë pritë diku nga zona e ”Don-Boskos”, duke lajmëruar dhe patrulla të tjera. Në makinë thuhet se ka qenë i shoqëruar me një shok tjetër, pasi është kapur nga policët e futën në furgon. Me pas kanë ushtruar dhunë intensive duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Kur ka shkuar te Spitali i Traumës ka shkuar pa asnjë shenjë jete. U tha që gëlltiti një qese, këta nuk i qëndrojnë korrekt asaj që thonë, më pas na del dy qese. Nuk e di ku duan të dalin. Nëse është marrë me lëndë narkotike dhe nuk është kapur nga policia, turp t’i vijë policisë që nuk e ka kapur. Nëse është marrë dhe e ka kryer dënimin, ai e ka kryer dhe kaq.
Nuk po marrim vesh se sa qese kishte dhe sa ka gëlltitur sipas policisë. Ai fare mirë mund ta hidhte jashtë, pse ta gëlltiste. Ka pasur më parë raste që i kanë gëlltitur dhe nuk kanë shkaktuar vdekje. Ndaj ka shumë pikëpyetje se si vdiq në furgonin e policisë”- tha personi i sipërcituar.