Shoqata e Gazetarëve Europianë: Dhuna ndaj Kryeredaktorit të ”KJ” e nxitur nga qeveria. Akt skandaloz i shkelje të lirive

Shoqata e Gazetarëve Europian, seksioni shqiptar ka dënuar shoqërimin dhe dhunën e ushtruar ndaj Qamil Xhanit, kryeredaktor i gazetës ”Koha Jonë”, mbrëmjen e kësaj të premte në ambientet e redaksisë.

Në njoftimin zyrtar, AEJ thotë se ky akt i çmendur nga forcat e policisë, tregon edhe njëherë se forcat e rendit, dhe drejtues politikë të kësaj mazhorance ushqejnë një gjuhë dhunë dhe agresive ndaj punonjësve të medias.

”Policia ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante duke arrestuar dhe udhtruar dhunë ndaj një gazetari në krye të detyrës dhe në ambientet e redaksisë, veprime të ngjashme me shtete diktatoriale. Menjëherë për këtë ngjarje skandaloze janë njoftuar edhe degët e shoqatës në gjithë Europën dhe institucionet e Bashkimit Europian”,-thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

Reagimi i plotë

AEJ dënon aktin e çmendur të policisë së shtetit. Shoqata e Gazetarëve Europian, seksioni shqiptar, dënon me ashpërsinë më të madhe arrestimin dhe ushtrimin e dhunës për disa orë të kryeredaktorit të gazetsë ”Koha Jonë”, Qamil Xhani. Ky është një akt i çmendur nga forcat e policisë, që tregon edhe njëherë se forcat e rendit, dhe drejtues politikë të kësaj mazhorance ushqejnë një gjuhë dhunë dhe agresive ndaj punonjësve të medias.

AEJ dega Shqipëri i bën apel policisë së shtetit të distancohet nga ky akt skandaloz në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe të zhvillojë një hetim të thellë për të dënuar shkelësit me uniformë policie, të kësaj ngjarje të rëndë.

Policia ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante duke arrestuar dhe udhtruar dhunë ndaj një gazetari në krye të detyrës dhe në ambientet e redaksisë, veprime të ngjashme me shtete diktatoriale. Menjëherë për këtë ngjarje skandaloze janë njoftuar edhe degët e shoqatës në gjithë Europën dhe institucionet e Bashkimit Europian.

Akte të tilla tregojnë se liria e medias në Shqipëri jo vetëm po bjerrët dita ditës, por vendi po rrezikon të ardhmen europiane për shkak të këtyre veprimeve skadaloze dhe kundra ligjit.

SHKARKO APP