Shoqëria Civile i përgjigjet Ramës me homazhe te varri i Rilindjes (Foto)

Shoqëria civile ka gjetur një mënyrë origjinale për t’iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, në emisionin Opinion në Tv Klan. Duke komentuar protestën për parkun e liqenit, Rama u shpreh: “Në qoftë se kjo është e gjithë shoqëria civile shqiptare, atëherë më falni, më tregoni se ku e ka varrin të shkoj t’i çoj lulet”. Sot, në kundërpërgjigje, shoqëria civile njoftoi se po kryente homazhe te varri i Rilindjes. “Motra dhe vëllezër. Jemi mbledhur këtu sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit “RILINDJES” që nuk u rilind dot kurrë. Jemi këtu sot për të ngushëlluar njëri-tjetrin sepse është një humbje që na prek të gjithëve. Rilindja erdhi si shpresë e njerëzve për zhbërë padrejtësitë, por nuk i mbijetoi dot grykësisë së pushtetarëve dhe oligarkëve. Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët për të gjallët”, thuhet në një postim të shoqërisë civile në rrjetet sociale. Ky postim u shoqërua edhe me foto nga homazhe dhe vendosja e luleve në një gur ku shkruhet “Këtu prehet Rilindja 2013 – 2016”. Me këtë akt shoqëria civile denoncon një tjetër ndërtim që po kryhet te parku i liqenit, në rrugën e Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?