Shoqëria civile takim me kreun e PAA-së. Duka: Do ndikoj që deputetë t’i thonë ‘jo’ ligjit të mbetjeve

Beteja për të mos lejuar importimin e mbetjeve, ka bashkuar këtë herë përfaqësues të shoqërisë cilive dhe ekspert mjedisorë, në një takim me Kreun  Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Në këtë takim, kreu i PAA-së, ka shprehur dakordësinë e tij që për këtë çështje të bëhet moratorium.

Në një dalje për mediet, Duka theksoi se është kundër këtij ligji, pasi ai i prek të gjithë. Më tej Duka pohoi se, do të ndikojë edhe tek forcat e tjera dhe deputetë që t’i thonë ‘jo’ këtij ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër kreu i PAA-së u ndal edhe tek çështja që lidhet me hidrocentralin e Poçemit, ndërsa shtoi se ai do të merremi seriozisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hidrocentrali i Poçemit, të merremi seriozisht. 2250 ha tokë përmbyten nga ky hidrocentral. Do takojmë banorët e zonës për këtë VKM”, tha Duka.

Po ashtu ai u shpreh kundër ndërtimit në zonat e mbrojtura të HEC-ve, si në atë të Vjosës apo dhe në Valbonë. Ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile iu përgjigjën se: “Do vazhdojmë ketë rrugëtim bashkë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?