Shoqëria civile: Të zbatohet marrëveshja e 5 qershorit

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka shprehur nëpërmjet një njofitmi për shtyp konsideratën për dakordësinë e arritur nëpërmjet marrëveshjes së 5 qershorit të këtij viti lidhur me paketën e ndryshimeve të kuadrit ligjor për çështjet zgjedhore.

Sipas KRIIK kjo marrëveshje shënoi “një kthesë të rëndësishme të komunikimit politik në përvojën demokratike të vendit, pas një ecurie precedentësh negativë dhe krizash madhore”.

Përtej lëvdatave Koalicioni shprehu shqetësimin për moskonkludimin e një produkti ligjor të bazuar në këtë marrëveshje politike, edhe pse kanë kaluar 10 ditë pas arritjes së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet një letrë, KRIIK iu drejtohet drejtuesve të nivelit më të lartë politik për të nxitur angazhimin konkret për përmbylljen sa më të shpejtë të amendamenteve të dakordësuara të Kodit Zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?