Shoqërimi i gazetarit pas protestës te ”5 Maji”, Presidenti Meta thirrje Policisë: Hiqni dorë nga shantazhi

Pas protestës së banorëve të zonës ”5 Maji” këtë mbrëmje, gazetari i ”Syri.net” Bledi Marku është shoqëruar. Për këtë ngjarje ka reaguar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili i bën thirrje Policisë që të heqin dorë nga shantazhet. ”I bëj thirrje Policisë së Shtetit për lirimin e tij të menjëhershëm dhe heqjen dorë nga shantazi ndaj gazetarëve, që meriton një përgjigje të qartë ligjore”.

Postimi i plotë

U informova nga avokatja Adriana Kalaja për ndalimin në komisariat, pa një shkak ligjor, të gazetarit të njohur, Bledi Marku.

Duke dënuar me forcë këtë akt të papranueshëm, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos ndaj lirisë dhe pavarësisë së media, i bëj thirrje Policisë së Shtetit për lirimin e tij të menjëhershëm dhe heqjen dorë nga shantazi ndaj gazetarëve, që meriton një përgjigje të qartë ligjore.

SHKARKO APP