Shoqërimi me dhunë nga policia i Kryeredaktorit të “Koha Jonë”, reagon ambasadorja suedeze

Kryeredaktori i Koha Jonë, Mili Xhani, gjatë shoqërimit nga policia

Në protestat e fundit për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka ndaluar e dhunuar edhe gazetarë, ndër ta edhe kryeredaktorin e “Koha Jonë”, Qamil Xhani.

Një reagim lidhur me këtë çështje ka ardhur sot nga ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, e cila në një deklaratë të shkurtër në “Twitter” shprehet e shqetësuar për ndalimet e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani.

Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën”, shprehet ambasadorja Elsa Håstad.

SHKARKO APP