Shoqërimi në polici i Kastriot Islamit, Lefter Maliqi: Kryeministër hakmarrës-primitiv
Nga Lefter Maliqi:
Kryeministër hakmarrës-primitiv! Policia nën urdhrat e orekseve politiko-mafioze të Kryerilindasit më të urryer në historinë e Shqipërisë
Të dashur miq!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin politik hakmarrës dhe shantazhues ndaj Profesorit të nderuar Kastriot Islami, ish-Kryetar i Kuvendit, ish-Ministër i Jashtëm.
Policia e shoqëroi në komisariat ku e mbajti për gati 2 orë sepse nuk kishte vendosur maskën e virusit.
Ky njeri i nderuar ishte në rutinën e tij duke bërë vrapin e përditshëm nga Liqeni… dhe në kushte të tilla maska nuk rekomandohet…; Megjithatë ky është pusht-shteti i Edi Ramës, dhe ligji e logjika kanë vdekur me kohë.
Pse nuk e gjobitën për maskën meqënëse paskan zbatuar ligjin; pse duhej ta shoqëronin në Polici, kur e dinin shumë mirë se kush ishte; për çfarë arsye e izoluan 2 orë në komisariat?!
Diktaturë koreano-veriore… por jo vetëm kaq…; Kjo është një hakmarrje mafioze e Kryerilindasit, për zërin më kritik ndaj regjimit të tij.
Dhe sigurisht kur kritika i vjen nga një prej figurave më të spikatura të PS-së, njeriu i sëmurë psikik që e shndërroi në Rilindje, tërbohet.
Kush e beson që me demek Kastrot Islami paska kundërshtuar forcat e Policisë, kur është njeriu me raportin më të rregullt me ligjin?!
Kjo është hakmarrje e hapur, banditeske, kërcënuese e shantazhuese ndaj zërave kundër Kryemafiozit, ndaj ky fundërrinë duhet shporrur një orë e më parë.
Policia nuk është pronë e këtij njeriu që ai e përdor në stilin Diktaturë.
Policia është për të mbrojtur dhe respektuar qytetarët e ndershëm të këtij vendi, nuk është për të zbatuar orekset politico-mafioze të Kryediktatorit-Kryeministër.