Shorti në KQZ: Meta-Berisha numërues vetëm në tavolinat me numër tek, ndërsa PDIU në ato me numër çift

KQZ ka hedhur shortin për të ndarë numëruesin e katërt mes Partisë së Lirisë dhe PDIU për zgjedhjet e 14 majit. Sipas shortit PDIU do të ketë numërues në tavolinat me numër çift ndërsa Partia e Lirisë në tavolinat me numër tek.

Në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë, e cila është në koalicion me PD-në e Berishës.

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?