Shpallja “non grata” në SHBA e familjes Berisha, DASH dërgon në Kongresin amerikan listën e personave të përfshirë në korrupsion
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e dërguar në Kongresin amerikan, mbi vendimet që janë marrë gjatë vitit 2021, për kufizimin e vizave dhe shpalljen “non grata” të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën.

Në raportin që DASH i ka paraqitur Kongresit amerikan, ish-kryeministri Sali Berisha renditet i treti në listën e personave të shpallur non grata, ndjekur nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita.
Kjo është lista e DASH e bërë publike nga muaji Prill 2021-Qershor 2021, për personat që iu refuzohet hyrja në SHBA me heqje vize dhe shpallje non grata, “për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm”.
Lajmin për raportimin e DASH në Kongres e bëri me dije në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila shkruan:
“Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me “të përcaktuarit për korrupsion të një rëndësie madhore””.
LISTA E DASH PER PERSONAT E PERFSHIRE NE KORRUPSION DHE TE SHPALLUR NON GRATA NE SHBA

KOHA JONË SONDAZH

