Shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Fier, Lezhë dhe Elbasan. KAS shqyrton ankesën e PD
Dosjet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit nuk mbarojnë. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) është mbledhur për të shqyrtuar raportet e të dhënave të kryqëzuara të pajisjes PEI në qarkun e Tiranës, kjo pas kërkesës së PD-së. Mbledhja do të vijojë edhe për kërkesën e shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Fierit, Elbasanit dhe Fierit. Po ashtu edhe për dy kërkesat e PD-LSI për qarkun e Korçës.
Rendi i ditës
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në datën 27.05.2021, ora 10:00 e në vazhdim, do të zhvillojë seancat publike me këtë rend dite:
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 39, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 51, datë 10.05.2021 të subjektit ankues Boiken Abazi, kandidat i mbështetur nga zgjedhësit, për zonën zgjedhore qarku Tiranë.
Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 40, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Elbasan.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 43, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 48, datë 10.05.2021 të subjektit ankues ankues Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, për zonën zgjedhore qarku Korçë.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 44, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Fier.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 53, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.