Shpend Ahmeti uron Veliajn: “Më shumë bashkëpunim mes Tiranës dhe Prishtinës
Kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar sot homologun e tij, Erion Veliaj, në detyrën e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter, Ahmeti e ka uruar Veliajn për një mandate të suksesshëm në Tiranë dhe i ka shprehur atij dëshirën për një bashkëpunim më të mirë mes dy kryeqyteteve.
“I uroj Erion Veliajt mandat të suksesshëm në Tiranë. Edhe pse bashkëpunimi në mes Tiranës dhe Prishtinës ka qenë i mirë, ka shumë hapësirë për më shumë”, shkruan kryebashkiaku Ahmeti.
Veliaj u shpall fitues i zgjedhjeve të 21 qershorit në Tiranë me mbi 43 mijë vota avantazh ndaj rivalit të tij democrat, Halim Kosova.