“Shpërthejnë” rrjetet sociale: Fleta e votimit i mban koalicionet, problemi është që nuk ja mban Ramës
Çështja e koalicioneve është pika e fundit ku nuk bien dakord mazhoranca me opozitën, sa i përket reformës zgjedhore. Opozita pranoi hapjen 100% të listave por nuk do që të hiqen koalicionet parazgjedhore. Mazhoranca thotë që hapja e listave të bëhet e pjesshme dhe që koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve. Një nga argumentat e mazhorancës është se me formulën aktuale të koalicioneve do të bëhet e pamundur hartimi i një flete zgjedhore pasi do të jetë shumë e gjatë. Por, Oerd Bylykbashi ka sjellë sot gjatë konferencës për shtyp një shembull se si mund të jetë një fletë votimi.Ai tha se fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama dhe se do të vazhdojë të jetë e thjeshtë.
Lidhur me këtë çështje që ka shkaktuar një debat të “nxehtë” politik kanë “shpërthyer” fotot ironike për kryeministrin Edi Rama. Ndër to është edhe fotoja e mëposhtme ku duket Rama me fletën e votimit dhe mbishkrimi është: “Fleta e votimit i mban koalicionet, problemi është që nuk ma mban mua”

KOHA JONË SONDAZH

