“Shpërthen” ish-ministri i PS: Hajdutët e Rilindjes që po dalin nga gropa e zezë e korrupsionit të përgjigjen ligjërisht për babëzitë e tyre

Duke marrë shkas nga humbja në gjyqin e Arbitrazhit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku Qeveria shqiptare dhe duhet të paguajë kompanisë greke “Aktor”, shumën e majme prej 44 milionë euro,, ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj e akuzon Qeverinë “Rama” si më të paditur, më të papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malaj deklaron se hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.

Reagimi i Arben Malajt

“Nuk keni parë gjë akoma” kërcënoi Rama shqiptarët në 2013-n kur sapo u bë kryeministër. Por gjobat e njëpasnjëshme qindra milionë euro/dollarë janë prova se ne nuk kemi parë gjë akoma se sa thellë dhe sa gjatë do t’ju rëndojë shqiptarëve, korrupsioni dhe kapja e qeverisë “Rama”, si qeveria më e paditur, më e papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur. Hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre. Arbeni

SHKARKO APP