Shpërthim në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan
Politikë E Mërkurë, 22 Korrik 2020 10:49
Shpërthim në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit dhe kanë mbetur 7 punonjës të plagosur.
Burimet thanë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa 4 të plagosurit e tjerë me dëmtime të lehta, janë jashtë rrezikut.
Një rrjedhje gazi në repartin e Oksigjenit në uzinën e përpunimit dhe prodhimit të çelikut në Elbasan, Kurum ka dëmtuar 3 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, njofton zyrtarisht Policia e Elbasanit.
KOHA JONË SONDAZH

