Shpërthime zinxhir në Bruksel, mbi 23 të vdekur në aeroport dhe metro (Video)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HTQoz_ueS6o” width=”560″ height=”315″][youtube url=”video_url” width=”560″ height=”315″]
Qeveria belge konfirmon zyrtarisht se bëhet fjalë për sulme terroriste, ndërsa dyshimet e para lidhen me sulme kamikaze. Duke përshirë edhe shpërthimin në metro, numri i viktimave shkon në të paktën 23.
Hetimet e para thonë se sulmet janë kryer nga persona shumë të afërt të Salah Abdeslam, kreu i sulmeve terroriste të Parisit ku humbën jetën mbi 100 persona. Abdeslam u arrestua katër ditë më parë në Bruksel, ndërsa sot Ministria e Brendshme belge deklaroi se alarmi dhe gatishmëria është në nivelin 4.

Europa ka pësuar sot një tjetër goditje të fortë nga terrorizmi, për më tepër që në Bruksel ndodhen selitë kryesore të misioneve Evropiane. Ministria e Jashtme Shqiptare thotë se nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë të lënduar në Belgjikë. Në pak minuta, Brukseli është goditur nga 4 sulme mëngjesin e së martës.
Dhjetëra makina ambulance po transportojnë të plagosurit në qendrat spitalore më të afërtat, ndërkohë që policia dhe ushtria kanë nisur kontrollet në zona të ndryshme të qytetit. Raportohet se të paktën dy bomba të tjera janë zbuluar në kohë, para se të shpërthenin. Qeveria belge pritet të japë një konferencë të jashtëzakonshme.
***

Një tjetër shpërthim raportohet nga Brukseli ndërsa bëhet fjalë për një ngjarje në metrotë Schuman dhe Maalbeek që janë edhe stacione që të çojne në zyrat e Bashkimit Evropian.
Nga ky shpërthim i fundit nuk raportohen viktima, por pamjet e fundit të transmetuara LIVE shfaqin tymin që del nga hyrja e metrosë. Dëshmitarët flasin për një person në aeroport që ka thirru më parë në arabisht dhe disa të shtëna para shpërthimit.
Po sot, për beismtarët katolikë është ‘e Marta e Shenjtë e Pashkës’. Qeveria ka shpallur gjendjen e katastrofës. Të gjithë fluturimet dhe udhëtimet me metro e trena janë ndërprerë.
***
Mediat e huaja raportojnë për një ngjarje të rëndë mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për dy shpërthime të fuqishme në aeroportin e Brukselit, ‘Zaventem’ dhe konkretisht në sportelin e ‘American Airlines’.
Belgjika katër ditë më parë arrestoi trurin e atentateve të Parisit, Salah Abdeslam. Ndërkohë, shpërthimet e sotme që me gjasë janë sulme terroriste të mirëfillta, kanë shënuar disa të plagosur.
Informacionet e para flasin për mbi 17 të vdekur dhe 30 të plagosur, ndërsa të gjithë mediat ndërkombëtare i kanë sytë në ‘Zaventem’ ku udhëtarët po evakuohen nga forcat e sigurisë.




KOHA JONË SONDAZH

