Shpërthimet në Marinzë, Vasili i LSI-së kritika Gjiknurit. Banorët e irrituar: Mos na mashtroni!
Të irrituar banorët i kanë thënë ministrit të Shëndetësisë se nuk po kujdesen për ta.“Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi” i kanë thënë banorët ministrit të Shëndetësisë.
Prej 1 prillit kur ndodhi dhe shpërthimi i dy puseve me naftë, disa banorë janë shtruar në spital për të marrë mjekimin për shkak të helmimit nga gazi.
Shumë banorë kanë shkuar të helmuar. Beqaj u ka thënë banorëve se shteti i jep garancinë e plotë se është i interesuar për shëndetin e tyre dhe se në dispozicion janë vënë autobotë me ujë të pijshëm si dhe do të bëhet kontrolli shëndetësor për të gjithë banorët.
Beqaj ky hyrë dhe në banesat e disa qytetarëve, por nuk janë lejuar kamerat për të filmuar. Vasili: Masa urgjente për zhdëmtimin 100%
Pas ministrit të Shëndetësisë, Marinzën e ka vizituar edhe një prej paraardhësve të Beqajt. Deputeti I LSI, Petrit Vasili. Mjek në profesion, ka inspektuar gjendjen e banorëve pas shpërthimit të fontanës së gazit dhe argjilit. Vasili ka parë nga afër edhe puset e Bankers Petroleum, dhe u ka premtuar banorëve se do merren masa urgjente për zhdënmtimin e banorëve në masën 100%. “Ministria e Energjetikës është e vonuar për zbardhjen e situatës” tha Vasili, sipas të cilit, institucioni duhet të kishte informacion Bankers Petrolium kishte pajisjet e nevojshme për të bërë shpimet, apo kanë qenë të vjetra
Beqaj: Vihen dy njësi të lëvizshme të ndihmës mjekësore dhe një ambulancë shtesë
Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Shëndetësisë, informon se ministri Beqaj, ishte i shoqëruar nga Zëvendësministri z. Klodian Rjepaj dhe drejtues të tjerë të lartë të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend për të inspektuar qendrën shëndetësore të fshatit Marinzë në rrethin e Fierit. Gjithashtu për të ndjekur nga afër situatën e shëndetit publik të banorëve të kësaj zone pas shpërthimeve të dy puseve të administruara nga kompania “Bankers Petroleum” në zonën naftëmbajtëse të kësaj zone.
Për të rritur gatishmërinë dhe për të siguruar shërbim të vazhdueshëm të kujdesit shëndetsor në kushtet e emergjencës për banorët e kësaj zone, Ministri Beqaj u shpreh se “do të vihen në dispozicion dy njësi të lëvizshme të ndihmës mjekësore, në përbërje të të cilave do të jenë një mjek, një infermier dhe një punonjës social, të cilët do të vizitojnë banorët e kësaj zone në shtëpitë e tyre.”
Gjithashtu, z. Beqaj siguroi punonjësit e kësaj qendreje shëndetësore dhe banorët e Marinzës se Ministria e Shëndetësisë ka marrë gjithashtu masat për stacionimin e një autoambulance shtesë në këtë zonë deri në normalizimin e situatës. Nga dje, në qendrën shëndetësore të Marinzës ka oksimetër dhe bombul oksigjeni.
Ndërkohë, përsa i përket përmbushjes së nevojave të shtuara në këto kushte të emergjencës, kreu i shëndetësisë theksoi se janë marrë të gjitha masat për të siguruar furnizim shtesë me barna dhe materiale mjekësore për qendrën shëndetësore të këtij fshati.
Ekipi i kryesuar nga Ministri Beqaj vizitoi gjithashtu edhe Spitalin Rajonal të Fierit për të parë nga afër shkallën e gatishmërisë për pritjen e flukseve të mundshme në rritje të pacientëve.