Shpërthimi i bombolës së gazit, ndërron jetë një nga vajzat. Në gusht do martohej
Një lajm i trishtë vjen nga Italia, aty ku ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë. Të plagosura mbetën edhe dy motrat e viktimës dhe nëna e tyre. 19-vjeçarja Daniela Gjoka këtë gusht kishte planifikuar edhe dasmën.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka, tentoi të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj.
Teksa shpëtimi nga flakët për ta ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por ju ka dëmtuar lëkurën, pasi djegia konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shitës gazi, i cili akuzohet se tregtonte pa licencë gaz të lëngshëm dhe naftë, jashtë kushteve tekniko-ligjore, lëndë me të cilën furnizohej dhe hoteli i 40-vjeçares.