Shpërthimi i Ruçit: Ja pse kam folur kaq pak

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, foli më në fund në një seancë plenare, pas shumë kohe hështjeje.

Ai shpërtheu në kritika të forta për deputetët e të gjitha palëve për sjelljen e tyre në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke ndjekur gjithë seancat, kam shtruar pyetjen: mirë këta, po ç’thonë ata që na kanë sjellë në këtë sallë? Jam munduar t’i jap përgjigje kësaj pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mazhoranca dhe opozita kanë në dorë një dokument të Institutit Demokratik Amerikan.

Në rast se doni të dini se ç’thonë njerëzit për ne, e gjeni këtu.

Njerëzit nuk e ndjekin parlamentin për shkak të kulturës së ulët të diskutimit dhe për shkak të zhgënjimit nga politika dhe politikanët,” tha Ruçi.

Më pas ai citoi disa nga deklaratat e atyre që janë intervistuar nga IDA.

“-Nuk e dimë ku janë zyrat e deputetëve.

-Është e pamundur t’i takosh.

-Deputetët japon numrin e telefonit, por nuk e hapin kurrë.

-Është shumë e vështirë të takosh deputetët, kjo ndodh vetëm në fushatë.

-Nuk më pëlqen mënyra se si zgjidhen deputetët.

-Vetëm njerëzit e duhur duhet të jenë në Kuvend”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?