Shpetim Gjika: Sulmi ndaj meje politik. A do kandidoj i pavarur? Të sherohem njëherë!
Kreu i Bashkisë së Vlorës i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Amerikan për problemet me zemrën pas arrestimit nga prokuroria e Vlorës, i pyetur nga A1 Report nëse do të kandidojë sërish në qytetin e Vlorës si kryetar bashkie, Gjika e ka evituar përgjigjen duke thënë se primar për të është shëndeti.
"Në situatën që jam nuk më shkon mendja të zgjedhjet, por të përmirësoj shëndetin tim dhe të vijoj detyrën time që më kanë zgjedhur qytetarët Vlorës."- Tha Gjika.
Lidhur me akuzat ndaj tij, Shpëtim Gjika deklaron se arrestimi është një makinacion politik
“Arrestimi im është një skenar politik, por nuk di regjisorët”- ka deklaruar Gjika duke mohuar akuzat për pallatin 11-katësh.
“Nuk kam abuzuar. Pronarët e pallatit 11-katësh janë autoktonë.”- tha Gjika.
Gjika u arrestua të premten ne banesen e tij per shperdorim detyre dhe falsifikim te dokumenteve, pasi dyshohet se ka dhëne leje te jashtëligjshme për ndertimin e një pallati 11 katësh në Vlorë.
Gjika: Nuk kam penguar askënd, akuza qesharake
Qesharake i ka cilësuar Shpëtim Gjika akuzat e Prokurorisë se ka penguar punën e tyre në 4 raste, për kët ai jep edhe shpjegimin.
“Akuza sa absurde edhe qesharake. Nuk kam qenë pengesë për askënd. Hedh poshtë këto akuza. Prokuroria m akuzon se kam penguar punën e tyre në 4 raste. Më 29 janar ka ardhur për herë të parë Prokurori Kuliçaj. Ai ka parë vetë se shkresa e nisur prej ta më datë 27 ka mbërritur kur ai ishte në zyrë. I kam thënë që nuk do të bëj gabimin e para 1 viti, u thashë përgjigjja do jetë po me shkresë. Në datën 2 kam qenë duke u marrë me përmbytjet, i kam dërguar shkresë në të cilën u drejtohem se për shkak të kushteve të më lihej kohë. "-tha Gjika.
Shtrimi për t’i shpëtuar burgut? Gjika: Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim
Me ironi i është përgjigjur Gjika pyetjes lidhur me dyshimet e akuzës s ai ka përdorur sëmundjen, për të evituar qendrimin në burg.
"Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim. Nëse kam bërë apo koronorografi kjo vërtetohet nga kartelat. Unë kam bërë të gjitha procedura pa pasur asnjë lloj benefiti. Pasi kam pasur përkeqëm të shëndetit jam sjellë në spitalin e burgut në Tiranë. Kam kërkuar trajtim të specializuar mjekësor, më orientuan për këtu."- tha Gjika.
Intervista me Shpëtim Gjikën
Prokuroria ju ka akuzuar se keni penguar punën e saj duke mbyllur punën e saj?
Kjo është një akuzë sa absurde aq dhe qesharake, në asnjë moment nuk kam qenë pengesë jo vetëm për prokurorinë por për gjithkënd tjetër. Keni qenë dëshmitarë dhe ju mediat që zyra ime është bërë katër kanata dhe nga qytetarë të ndryshëm. Hedh poshtë jo vetëm për vërtetësinë e faktit, por edhe me neveri e përbuzje këto akuza të prokurorisë. Dua të përmend dy fakte, prokuroria më akuzon se në katër raste kam penguar punën e saj.
Në datën 29 janar për herë të parë prokurori i çështjes Kuliçi ka ardhur në zyrën time, kemi marrë takim së bashku, më ka thënë gojarisht që kemi nisur një shkresë, për fatin e mirë timin dhe të tijin në dosjen time kam pasur protokollin e shkresave zyrtare, në sytë e tij kam kontrolluar shkresën dhe e ka parë që shkresa e dërguar prej tyre ka ardhur në datën 27 në Bashkinë e Vlorës dhe ende nuk kishte hyrë në zyrën time, por erdhi në atë moment që ai ka qenë.
Data 27 që thotë prokuroria ka penguar hetimin, është data që ka nisur shkresën prokuroria për në bashki. Në datën 29 i kam thënë prokurorit që shkresa ciss e shihni sapo ka ardhur në dorë, nuk do të bëjë më gabimet që kam bërë para një viti e gjysmë që do të thotë ua kam dhënë prokurorëve çelësat dhe dyert e hapura dhe kanë marrë çfarë u ka dashur qejfi.
Tani i thashë komunikimi do të jetë vetëm shkresor. Meqë ju ma keni kërkuar me shkri këtë dokument edhe unë do t’iu përgjigjem me shkrim. I kam lënë takim për të nesërmen në datën 30. Në këtë datë është e vërtetuar zyrtarisht që kryetari i baskisë është thirrur për inspektim nga ILDKPI, për këtë arsye nuk kam qenë në bashki. Në datën 2 pati situatë emergjente në qytetin e Vlorës dhe nëse prokurori kujton që vendi i punës për kryetarin e bashkisë është vetëm zyra e tij bën gabim. Atë ditë dhe atë natë kryetari i bashkisë ka qenë tek argjinatura e Selevecit për gjithë natën, me qëllim që prokurori kur të zgjohej të nesërmen të mos i bëheshin këpucët me baltë. Dhe për të qenë korrekt me ligjin dhe detyrën e moralin i kam dërguar shkresë, ku i drejtohem prokurorit të rrethit dhe atij të çështjes se për arsye të situatës emergjente të më jepnin dy tre ditë afat për t’iu dhënë atë që ju kërkoni. Nëse kjo quhet pengesë e punës së prokurorisë, kjo është çështje e prokurorisë.
Prokuroria ka aluduar dhe për shëndetin tuaj, i jeni nënshtruar ju koronarografisë?
Prokuroria kujton se unë këtu kam ardhur të bëjë, depilim të heq thonjtë ose të heq vetullat. Ky është problem I tyre, nëse kam bërë apo jo koronare ka kartela mjekësore, mund të pyesni mjekët, nuk kam dëshirë të jap asnjë lloj interviste dhe informacioni për shëndetin tim.
(botuar me shkurtime)